16.4 C
Pec
E premte, 4 Tetor, 2024

Korporata Shqiptare e Investimeve, Rama: Konkursi i parë ndërkombëtar ku shteti përfiton në rolin e pronarit

Qeveria ka njoftuar krijimin e Korporatës Shqiptare të Investimeve, një iniciativë ku shteti vë në dispozicion pronat publike dhe fton investitorë vendas e të huaj për të realizuar projekte ndërtimi.

Përmes kësaj, shteti synon të përfitojë si pronar i truallit, duke ndërtuar infrastrukturë të re për institucionet publike.

Të martën, juria ndërkombëtare zgjodhi studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve, që përfshijnë katër zhvillime të reja.

Për grupin e parë, që përfshin lotin e parë për strukturën administrative, fitues u shpallën studiot COLDEFY nga Franca dhe Snohetta nga Norvegjia. Ndërsa për lotin e dytë u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO nga Italia dhe SO-IL nga SHBA.

Në grupin e dytë, për lotin e parë dhe të dytë, u shpall fituese studioja BAUKUH nga Italia dhe studio Snohetta.

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projekteve fituese, theksoi nevojën për t’i dhënë fund shpenzimeve të larta për qiratë e institucioneve shtetërore, duke pohuar se ndërtimi i këtyre objekteve do të kursejë miliona euro çdo vit.

Rama gjithashtu vuri në dukje se Korporata Shqiptare e Investimeve (AIC) do të bashkëpunojë me dy agjenci të njohura në Europë për realizimin e projekteve, të cilat, përveç modernizimit të infrastrukturës publike, do të kontribuojnë edhe në rritjen e turizmit.

“Mirëmëngjesi dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton katër projekte për ndërtimin e një kompleksi administrativ, sistemimin e një numri institucionesh publike dhe krijimin e dy godinave multifunksionale. Ky hap na ndihmon të kursejmë miliona euro që shpenzojmë për qira, dhe të krijojmë një platformë të re për zhvillimin e pronës publike, sipas modeleve më të mira evropiane”, shkroi Rama/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...