Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria, ekonomia dhe integrimet euroantlantike.
Kështu ka thënë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) përmes një komunikate.
Thuhet se në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ministrja Donika Gërvalla, u takua me homologun e saj lituanez, Gabrielius Landsbergis, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për evitimin e imigrimit ilegal, përmes ripranimit të personave që qëndrojnë pa autorizim në vendet përkatëse.
Gjatë takimit, “Gërvalla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Lituanisë për Kosovën, në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimin euroantlantik”./Njeshi/