14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Kosova e mbyllë me humbje fushatën kualifikuese për EURO 2022

Kosova e ka mbyllur me humbje fushatën e dështuar kualifikuese për Kampionatin Europian të Hendbollit 2022, pasi u mund bindshëm 39:16 nga Suedia.

Kosova i pësoi katër humbje, e shënoi një fitore dhe barazoi një herë tjetër në gjashtë ndeshje.

Disfata e thellë kundër Suedisë në udhëtim nënkupton se Kosova e mbylli Grupin 8 në vendin e fundit me vetëm tri pik.

Verdhekaltrit e kishin mundësinë për t’u bërë ekipi i parë kombëtar që siguron pjesëmarrjen në një turne deri në ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Malit të Zi në Prishtinë.

Por humbja kundër shtetit fqinj dhe tani kundër nënkampiones së botës brenda pak ditës e lë Kosovën në fund të grupit dhe jashtë EURO 2022.

Gjatë këtij cikli, Kosova do të mbahet në mend për fitoren e parë historike në udhëtim kundër Rumanisë, ndaj të cilës nxori edhe barazim në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...