-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Kosova e mposhti Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Bullgarisë, me rezultat 2:1.

Ndeshja u zhvillua në qendrën stërvitore të Federatës bullgare “Boyana” në Sofje, në një mot tejet të ftohtë.

Vashat tona patën paraqitje shumë të mirë dhe arritën të kalojnë në epërsi qysh në minutën e 10-të, me golin e shënuar nga Besjana Reçica.

Në minutën e 35-të bullgaret arritën të barazojnë shifrat me golin e realizuar nga Yoanna Georgieva.

Megjithatë, në vazhdim të ndeshjes vashat tona treguan këmbëngulësi për fitore dhe pas tri rasteve tejet të mira ku shtylla ua mohoi golin, në minutën e 85-të Qëndresa Bajra shënoi golin e fitores.

Miqësorja e dytë ndërmjet dy kombëtareve do të zhvillohet më 28 shkurt.

Për kombëtaren tonë këto dy miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Europianit 2021. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...