15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Kosova e paprekur deri më tash nga epidemia e fruthit

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2019, në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me fruth. Këto janë të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, sipas të cilave, në vend, këtë vit nuk ka epidemi fruthi.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka shpallur epidemi fruthi, në gjithë territorin e vendit.Sipas Komisionit për sëmundjet ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit.

Sëmundja ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët.Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes një komunikate ka treguar se numri i rasteve të fruthit, të raportuara në mbarë botën në tre muajt e parë të vitit 2019, është trefishuar në krahasim me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Sali Ahmeti, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha se kanë qenë dy raste me fruth gjatë këtij viti që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Kosova tashmë ka arritur shkallën mbi 95 për qind të vaksinimit.‘’Rëndësia e këtij programi bëhet gjithnjë më e madhe duke pasur parasysh që në vendet e Evropës, por edhe më gjerë ka pasur shpërthime epidemike duke rënduar shëndetin publik. Në Kosovë nuk kemi pasur epidemi qe disa vite”, tha Hoti.

Ai tutje shtoi se në vazhdimësi, epidemiologë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë dalë në terren për t’i vaksinuar fëmijët e komuniteteve RAE, e që konsiderohet se ata janë të pavaksinuar si pasojë e ndërrimit shumë shpesh të vendbanimeve të tyre.Ndërkaq, qytetarët mendojnë se është obligim i çdo prindi që t’i vaksinojë fëmijët me kalendar të vaksinimit dhe t’u shmangen sëmundjeve dhe epidemive të mundshme.

Në vitin 2017, në Kosovë kanë qenë 871 raste me fruth, derisa viti 2018 është përmbyllur me 94 raste.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...