2.5 C
Pec
E hënë, 27 Nëntor, 2023

Kosova është sot e pavarur, merita ka edhe Klaus Kinkel-shkruan gazetari Enver Robelli

Gazetari dhe analisti i njohur kosovar Enver Robelli ka përkujtuar ish-kryediplomatin gjerman Klaus Kinkel përmes një postimi në faqën e tij zyrtare në Facebook.

“Duhet t’i gjunjëzojmë serbët”: një përkujtim me rastin e vdekjes së ish-kryediplomatit gjerman Klaus Kinkel-nis shkrimin Robelli.

Ministri shumëvjeçar i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, ka vdekur në moshën 82-vjeçar.

Ai ka qenë një përkrahës konsekuent i integrimit të Kosovës dhe Shqipërisë në strukturat euroatlantike.

Gjatë një vizite në Tiranë në fillim të shkurtit 1998 ai tha se europianët kanë detyrime të veçanta ndaj Kosovës dhe shtoi se gjermanët dhe europianët e tjerë nuk do të lejojnë që shumica shqiptare në Kosovë të “keqtrajtohet e shtypet” nga një pakicë prej 10 për qind.

Kinkel i njihte mirë anët e errëta të Jugosllavisë së Titos: kur në Gjermani u vranë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Kinkel ishte shef i Shërbimit Sekret Gjerman.

Për më shumë lidhuni me vegzën

http://dialogplus.ch/duhet-ti-gjunjezojme-serbet-nje-perkujtim-me-rastin-e-vdekjes-se-ish-kryediplomatit-gjerman-klaus-kinkel-132662?fbclid=IwAR2i2uEhg65hMfLermZfeCSTMkROxRNgXrBnMwGw4rEmPwZbU9aExVsqwHs

Foto: Boris Müller/Tages Anzeiger, Zürich
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...