10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

Kosova fiton thellë ndaj Bullgarisë, promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore kundër Bullgarisë, në ndeshjen vendimtare në Grupin 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 5-1. Me këtë fitore, Dardanet e kanë siguruar kalimin në Ligën B të kësaj gare për edicionin e ardhshëm.

Që nga fillimi të përzgjedhurat e Anneli Andersen e kanë mbizotëruar lojën, duke atakuar në vazhdimësi portën bullgare, por ishin mysafiret që e zhbllokuan rezultatin, kur në minutën e 26-të Dimitra Ivanova, realizoi gol për 0-1.

Kosova në çdo moment kërkonte të rikthente lojën, derisa gjashtë minuta para se ekipet të shkonin në pushim, Donjetë Halilaj shënoi golin e barazimit për ta përmbyllur pjesën e parë 1-1.

Pjesën e dytë, Bullgaria e filloi me një zëvendësim, ndërsa Kosova me gol.

Epërsinë e Dardaneve e siguroi Valentina Metaj, në minutën e 58-të për 2-1. Pas këtij goli Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe me aksione të rrjedhshme e bëri fitoren bindëse.

Shifrat në 3-1 i çoi Modesta Uka në minutën e 71-të.

As pas kësaj epërsie Dardanet nuk u kënaqen dhe vazhduan të sulmojnë me intensitet drejt portës bullgare.

Si rrjedhojë erdhi edhe goli i katërt, në minutën e 84-të nga sulmuesja Erëleta Memeti. E njëjta futbolliste shënoi edhe golin e saj të dytë dhe të pestin për Kosovën, një minutë para se takimi të përmbyllej.

Përtej rezultatit 5-1, Kosova pati paraqitje spektakolare në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke dëshmuar se e meriton të jetë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...