12.4 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

Kosova, futet në mesin e shteteve ballkanike me ofertë drejt gjigantit Volkswagen (Foto)

Kompania gjermane e veturave Volkswagen ka lajmëruar gjatë vitit se po shikon mundësit të investojnë në një fabrikë të re në Ballkan. Ky investim potencial i gjigantit gjerman ka rritur konkurencën mes shteteve të cilat po shikojnë mundësit të marrin ekslusivitetin e prodhimit, pasi do të ndikojë drejtëpërdrejtë në ekonominë e një vendi.

Serbia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria kanë bërë tashmë të ditura përparsitë e tyre. E fundit është Kosova. Sipas Telegrafit, në letrën zyrtare të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala drejtuar bordit menaxhues të Volkswagen, shkruan se nisur nga informacionet se kompania po planifikon investime në Evropën Juglindore, kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do të donin të shprehin gatishmërinë që të shërbejnë në drejtim të sjelljes së këtij investimi në Kosovë.

“Më lejoni të ju tregoj se Kosova renditet e 44-ta në raportin e Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes, dhe se jemi vendi me pozicionin më të mirë gjeografik në rajon. Do të doja të ju njoftojë edhe me preferencat e qytetarëve të shteteve të rajonit sa i përket veturave. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të vlerësohen si shtete ku qytetarët vozisin Mercedes, Serbia mund të quhet si vend i Fiatit për shkak të fabrikës që është atje. Kosova padyshim mund të quhet vend i Volskwagenit, meqë janë shumë të preferuara nga qytetarët tanë dhe besoj që kemi numrin më të madh të veturave Volkswagen për kokë banori”, shkruan Shala./Telegrafi/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...