18.5 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Kosova gati për ‘Defender Europe 23’, flet ministri Mehaj

“Defender Europe 23” pritet të mbahet këtë të diele në Republikën e Kosovës. Në një prononcim për “Indeksonline”, ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka dhënë hollësi rreth përgatitjeve dhe pjesëmarrjes së ushtrisë kosovare në këtë ngjarje.

Sipas tij, Republika jonë do të jetë vend pritës i ushtrimit më të madh fushor në rajonin e Ballkanit “Defender Europe 23”.

Theks të veçantë, ministri i ka dhënë bashkpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kujtojmë se në “Defender Europe 23”, ushtria e Kosovës do të marr pjesë me dy regjimente. Gjatë këtij ushtrimi, planifikohet që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së FSK-së në nivel të Regjimentit , nga njësi të specializuara për validim të Ushtrisë Amerikane.

Ushtrimi “Defender Europe 23”, do të dëshmoi edhe një herë përgatitjen dhe profesionalizmin e lartë të ushtrisë sonë, tha ai.

Kujtojmë se nga data 21 maj deri më 2 qershor, Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe `23”.

“Defender Europe ’23” është një ushtrim që realizohet nga Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, e ku marrin pjesë edhe vende të ndryshme të NATO-s, vende nga Evropa por edhe Afrika./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...