24.5 C
Pec
E diel, 8 Shtator, 2024

Kosova gjen golin e epërsisë në udhëtim te Izraeli

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar golin e parë në udhëtim te Izraeli në ndeshjen e parë të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Dardanët e kanë nisur mirë takimin me izraelitët duke shënuar shpejt golin e parë.

Goli i parë erdhi pas një topi të rrëmbyer në pjese fushën kundërshtare nga Vedat Muriqi, i cili dërgoi topin te Milot Rashica.

Rashica u nis shpejt nga krahët dhe në tentim për ta dërguar topin në zonë, ishte mbrojtësi Eli Dasa që shënoi autogol.

Goli i epërsisë 0-1 erdhi në minutën e 36-të të takimit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...