Në gusht të vitit 2018, alokimet buxhetore u rishikuan për gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe si pasojë Kosova humbi 43.4 milionë euro dhe rrjedhimisht i tërë buxheti për periudhën 2014-2020 ka rëne në 602.1 milionë euro.
“Nga ana tjetër, buxheti i BE-së për Serbinë u rrit për 31 milionë euro, nga €1.50 miliardë në vitin 2014 në 1,53 miliardë euro në vitin 2018. Ndërsa për Malin e Zi u rrit për 8.6 milionë euro, nga 270.5 milionë në vitin 2014 në 279.1 milionë euro në vitin 2018”, thuhet në këtë publikim.
Prioritetet e përcaktuara për financim janë: demokracia dhe qeverisja e mirë, sundimi i ligjit dhe drejtat themelore, mjedisi, ndryshimet klimatike, energjia, rritja e konkurrueshmerisë, inovacioni, bujqësia dhe zhvillim rural, arsimi, punësimi dhe politikat sociale.Njeshi&RTK
]]>