8.3 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Kosova humbi përqendrimin në 5 minutat e fundit, mposhtet nga Azerbajxhani

Azerbajxhani ka shënuar fitore me rezultat 87:77 (19:19, 24:25, 16:16, 28:17) ndaj kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e dytë të Grupit A të parakualifikueseve për Kupën e Botës 2027 në basketboll.

Ndeshja është zhvillua në arenën sportive në Baku, në një atmosferë të mirë dhe numër të madh të shikuesve.

Kosova humbi përqendrimin në 5 minutat e fundit, kësisoj pësoi humbje.

Image

Azerbajxhani e nisi ndeshjen me një seri 4:0, ndërsa Kosova me një treshe dhe me dy pikë më pas kaloi në epërsi me 4:5.

Çereku i parë përmbyllet baras (19:19).

Në vazhdim lojë me rivalitet të madh dhe 44:45 në favor të Kosovës në minutën e 20-të.

Çereku i tretë dramë në vete, 50:50 në minutën e 23-të.

Në minutën e 26-të 53:56  për Dardanët.

Në minutën e 29-të, Azerbajxhani kaloi në epërsi me një pikë (59:58) dhe me rezultati 59:60 për Kosovën.

Kosova sërish shkëputet në epërsi me tre pikë (63:66) dhe pas pak sekondave u barazua në 66:66 e 68:66 për azerët.

Azerbajxhani shkëputet në epërsi me 5 pikë (71:66) në minutën e 35-të.

Epërsia 10 pikë (80:70) e vendasve në minutën e 37-të.

Çereku i fundit ishte fatal për Dardanët duke pësuar humbje me rezultat 87:77.

Të vendasit Orhan Haciyeva u shqua me 27 pikë, i ndihmuar nga Donta Hall me 20, ndërsa të Kosova Dardan Berisha shënoi 20 pikë, i ndihmuar nga Dardan Kapiti me 19, Musab Mala 16 etj.

Kosova kryeson me 3 pikë (1 fitore e 1 barazim) por ka një ndeshje më shumë se Zvicra dhe Azerbajxhani është në pozitën e dytë me 3 pikë por ka një ndeshje më shumë./Njeshi/

Image

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...