15.4 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Kosova i pagoi për lobim në SHBA, Mustafaj e Rakipi me 5 takime e një e-mail për 6 muaj, më shumë qëndruan në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës kishte angazhuar për lobim në SHBA kompanitë e Avni Mustafajt dhe Afërdita Rakipit. Për të dy, nga buxheti i Republikës së Kosovës ishin ndarë rreth 277 mijë dollarë.

Për periudhën korrik 2023-janar 2024, Mustafaj e Rakipi kanë raportuar për takimet e tyre që kanë zhvilluar bazuar në kontratën që kanë lidhur me MPJ-në në Kosovë. Ndonëse marrëveshja ka qenë për lobim në SHBA, në raportin e shpenzimeve për ushqime, shihet që shumica janë në restorante të ndryshme në Prishtinë.

Listë e gjatë sikurse tek shpenzimet për dreka e darka, nuk shihet tek pjesa e takimeve që kanë zhvilluar në SHBA, gjë edhe për të cilën janë paguar dhe angazhuar nga Republika e Kosovës.

Avni Mustafaj për këtë periudhë raportimi, ka zhvilluar dy takime në person dhe dy takime të tjera virtuale. Më 7 shtator, Mustafaj është takuar me Drejtorin Legjislativ të Kongresmenit, Ritchie Torres, me të cilin ka diskutuar për ngjarjet në Kosovë, dhe më 21 shtator Mustafaj ka treguar se është takuar me Zv.Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, me të cilin ka folur rreth mundësive për bashkëpunimin në mes të komuniteteve shqiptare dhe amerikane dhe për forcimin e dialogut Kosovë-SHBA.

Dy takimet e tjera, Mustafaj i ka zhvilluar në mënyrë virtuale me politikanen amerikane, Elisa Slotkin, me të cilën ka biseduar për sulmin e Banjskës të ndodhur më 24 shtator, dhe takimin tjetër virtual e ka zhvilluar me 13 tetor 2023 me Ndihmësin e Sekretarit të Shtetit, James O’Brien me të cilin kanë diskutuar për rritjen e forcave të KFOR-it në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Avni Mustafaj në raportimin e shpenzimeve për udhëtime, qëndrim në hotele, dreka e darka, disa prej të cilave i ka cilësuar si “takime pune”, ka shpenzuar gjithesjtë 7 mijë e 538 dollarë e 97 cent.

Afërdita Rakipi ndërkohë për këtë periudhë raportimi, tek pjesa e takimeve ka vetëm një komunikim me e-mail dhe një takim virutal.

Rakipi ka treguar se i ka dërguar një e-mail Drejtorit Rajonal në zyrën e Senatorit Gary Peters rreth politikës së SHBA-së karshi Kosovës dhe se ka zhvilluar një takim virtual me Gabriel Escobar, me të cilin ka biseduar për rritjen e trupave të KFOR-it në Kosovë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Tek pjesa e shpenzimve, të cilat Aferdita Rakipi ka raportuar gjithsejtë 12 mijë e 323 dollarë e 80 cent, shumica e tyre në ato që Rakipi i ka pëshrkuar si takime pune në Kosovë.

Sipas kontratave njëvjeçare të nënshkruara më 26 qershor të vitit të kaluar, Rakipi dhe Mustafaj do të paguheshin nga 147 mijë euro për lobim në SHBA nga MPJD-ja për “avancimin e marrëdhënieve dypalëshe mes SHBA-së dhe Qeverisë së Kosovës”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...