21.8 C
Pec
E martë, 18 Qershor, 2024

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Ish-ministrja dhe deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, e cila është edhe kryetare e Grupit të Miqësisë Kosovë-Finlandë, ka kritikuar Bashkimin Evropian për qasje të butë ndaj Serbisë e të ashpër ndaj Kosovës.

Reagimi i Tuppurainen vjen pasi Kosova nuk u përfshi sot në agjendën e Këshillit të Evropës, derisa ka shtuar se kjo nuk i konvenon stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Evropa përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave tona për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike”, ka shkruar Tuppurainen në platformën “X”,

Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet Asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...