27.5 C
Pec
E hënë, 16 Qershor, 2025

Kosova jashtë KiE-së, Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit, sot feston Serbia

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pasi Kosova nuk hyri në agjendën e Këshillit të Ministrave.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia.

“Fatkeqësia e Kosovës është që falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia me mos-antarësimin e Kosovës në KiE!

Injorantë e keqëdashës për Kosovën deri në palcë! Nuk duan, nuk dijnë, nuk munden!

P.S. Tregoni Donikës që opinioni i Asamblesë së Këshillit të Evropës është VETËM rekomandim për Komitetin e Ministrave”, ka shkruar Shoshi-Musliu në Facebook. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...