8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

​Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon

Qytetarët e Kosovës nuk janë marrë me dhunë dhe zhdukur vetëm në luftën e fundit në Kosovë por edhe në luftërat e më hershme në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin. Për këtë arsye, ditë më parë është mbajtur takimi i grupit rajonal për rastet e paidentifikuara të personave të zhdukur, ku vendi ynë ka arritur identifikimin e njëmbëdhjetë mbetjeve mortore dhe pesë rasteve të konfirmimit të identiteti.

Megjithatë, ajo çka mbetet shqetësuese, është identifikimi i lokacioneve në territorin e Serbisë, pasi ende nuk ka ndonjë datë për të vazhduar gërmimet atje.

Dyshuese është edhe identifikimi dhe marrja e mbetjeve mortore nga familjarët në kohën kur gjurmimet i ka bërë Tribunali i Hagës, pasi personat janë identifikuar në mënyrë tradicionale dhe jo me ADN, për çka familjarët luten për bashkëpunim në mënyrë që të vërtetohen edhe një numër i madh i mbetjeve mortore që janë në murgun e Prishtinës.

 

Nga Komisioni Qeveritarë për të pagjeturit, Kushtrim Gara, thotë se ky proces ka filluar që nga viti 2021 dhe se sfida me të cilën përballen janë ende mungesa e informacioneve nga pala serbe.

Ai tha se populli i Kosovës është përballur me luftëra në të gjithë fazën e historisë dhe si pasojë e luftës, kanë duke bashkëpunuar me Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, për të identifikuar lokacione dhe persona të pagjetur edhe në atë pjesë.

“Një proces që ne e kemi filluar qysh në nëntor të vitit 2021 një proces që ne po e quajmë ri-inventarizimit dhe shqyrtimin e të gjitha rasteve të mbetjeve mortore, sigurisht janë prezantuar të dhënat edhe në kuptimin statistikorë përfshirë 16 identifikime të reja si rezultat i këtij procesi, në fakt 11 identifikime dhe pesë raste në mungesë identiteti por edhe sfidat me të cilat përballemi, që hyn mungesa e informacioneve të besueshme në këtë mungesa e informacioneve të palës serbe në bashkëpunim me palën në këtë proces.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...