18.6 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë, mungojnë Zhegrova e Rrahmani

Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e tretë stërvitore në kuadër të grumbullimit për miqësoren kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet më 5 qershor.

Në këtë seancë, përzgjedhësi Franco Foda, ka vazhduar të përqendrohet në aspektin taktik, duke punuar intensivisht në fazën e sulmit, mbrojtjes si dhe në tranzicionit e ekipit gjatë lojës.

Për shkak të një shqetësimi të vogël në muskuj, Edon Zhegrova ka munguar në stërvitje.

Ndërsa, kapiteni Amir Rrahmani e ka ndërprerë stërvitjen më herët në konsultim me stafin mjekësor për të mos rrezikuar ndonjë lëndim, pas një shqetësimi të vogël që ka ndjerë, njofton FFK, përcjell Klankosova.tv

Seancën e radhës stërvitore Dardanët e zhvillojnë nesër në orën 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...