Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është rikthyer në stërvitje për ndeshjen ndaj Qipros. Federata e Futbollit e Kosovës të shtunën ka bërë të ditur se në seancën stërvitorë kanë marrë pjesë 13 futbollistë, të cilët nuk u paraqiten ndaj Rumanisë.
Ndërsa futbollistët e tjerë që ishin startues ndaj Rumanisë kanë zhvilluar seancë rigjeneruese. “Dardanët”, të premten mbrëma u mposhtën nga Rumania me rezultatin 3:0 në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Kosova stërvitjen e radhës për ndeshjen ndaj Qipros do ta zhvillojë të dielën, kurse më pas do të udhëtojë për në Qipro.
Kosova dhe Qipro do të takohen të hënën nga ora 18:00.
Në grup me Kosovën, Qipron dhe Rumaninë është edhe Lituania. /Njeshi/