Pas ndeshjes ndaj Armenisë më 6 qershor, Kosova do të përballet me Kombëtaren e Komoreve më 9 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht organizimin e një ndeshje të dytë miqësore për muajin qershor.
Kombëtarja e Komoreve, e renditur aktualisht në vendin e 105-të në ranglistën e FIFA-s, është një skuadër në ngritje, që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës së Kombeve të Afrikës 2025, e cila do të mbahet në Marok në muajin dhjetor. Për më tepër, Komoret kanë ambicie serioze për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FFK-së, dy miqësoret e muajit qershor janë pjesë e përgatitjeve të Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës, të cilat nisin në shtator. “Përzgjedhësi Franco Foda do të ketë një mundësi të mirë për të testuar skuadrën dhe për të eksperimentuar me formacione e ide të reja taktike, me synimin për të ndërtuar një ekip sa më konkurrues për sfidat që e presin Kosovën në ciklin e ardhshëm kualifikues”, ka shkruar FFK./Njeshi/