Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll do të zhvillojë ndeshjen e fundit kualifikuese për “Euro 2024’’.
Dardanët do të përballen kundër Bjellorusisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.
Edhe ndaj Bjellorusinë, Kosova do të ketë mungesa të rëndësishme në përbërje, ndërsa aktualisht, kanë tubuar 11 pikë pas 9 ndeshjeve të luajtura në këto kualifikime dhe zë vendin e katërt në grup.
Bjellorusia është e parafundit në grup me 9 pikë të mbledhura. /Njeshi/