9.3 C
Pec
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Kosova më 2024, nikoqire e ngjarjes më të madhe evropiane për gazetarët

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka njoftuar se në maj të vitit 2024 do të organizojë në Prishtinë takimin vjetor të gazetarëve nga e gjithë Evropa.

Në njoftimin e tyre kanë falendëruar edhe Asocaicionin e Gazetarëve të Kosovës me të cilin kanë bashkëpunim tepër të ngushtë.

Për një vendim të tillë të EFJ ka reaguar edhe kreu i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Ai ka thënë se është tepër i lumtur dhe mirënjohës për një vendim të tillë të EFJ-së për të mbështetur ofertën e Kosovës për të pritur ngjarjen më të madhe vjetore të gazetarëve nga e gjithë Evropa.

“Mirë se vini në Prishtinë”, ka shkruar Rexhaj.

Vitin e kaluar EFJ takimin vjetor e ka organizuar në Holandë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...