23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Kosova merr mbështetje për vizat nga Austria dhe Sllovenia

Në Luksemburg, këtë të hënë, u mblodhën përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Aty u kërkua që të bëhet liberalizimi i vizave të Kosovës, po ashtu edhe të realizohen premtimet e bllokut për Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme në Austri, Alexander Schallenberg, ka bërë të ditur se janë pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Po ashtu, Bosnjën e cila qysh më 2016, ka aplikuar për ta marrë statusin e vendit kandidat. Kemi situata të ndryshme, por duhet të dërgojmë sinjale të qarta .Ballkani Perëndimor është në oborrin e brendshëm të BE-së. Ne duhet ta kuptojmë se Rusia ka potencial destabilizimi përtej Ukrainës. Jo vetëm në Donbas e Mariupol por edhe në Republikën Srpska e tutje”,ka thënë Schallenberg.

Përkrahjes së vizave për Kosovën iu bashkëngjit edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon.

“Përkrahim hapat e Bashkimit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe që Bosnje Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat”, ka thënë Fajon.

Në Këshillin e Punëve të Jashtme, u diskutua dhe për mundësinë që Ukrainës ti jepet statusi i vendit kandidat pas rekomandimit të Komisionit Evropian./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...