18.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se pavijoni i Kosovës ka marrë Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare në Bienalen e Venecias.

Çeku tha se kjo është hera e parë që Kosova merr mirënjohje të tillë që nga pjesëmarrja e parë në vitin 2013, teksa tha se “gratë e Kosovës e shkruajnë historinë”.

“Gratë e Kosovës shkruajnë histori. Sërish! Shteti ynë prek majat e suksesit botëror në art. Një arritje e jashtëzakonshme e artistes Doruntina Kastrati, e cila e vendosi Kosovën në mesin e më të mirëve në konkurrencë me mbi 80 shtete nga e gjithë bota:.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” me kuratore Erëmirë Krasniqi dhe komisionere Hana Halilaj, ka rrënjët te përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes”, shkroi Çeku,

Ndërsa, në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv, në momentin që ekipi i Kosovës ngjitet në skenë për ta marrë mirënjohjen, zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Kulturës, Maja Gojkoviq, e ka lëshuar sallën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...