Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro për mbështetjen e popullit palestinez në Gaza.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se gjatë mandatit të qeverisjes së tij, janë mbështetur shëndetësia, ushtria e fusha tjera. Gjatë mbledhjes së ekzekutivit këtë të premte, ai njoftoi se një pjesë e hapësirë në Batllavë do t’i jepet për shfrytëzim ushtrisë për ngritjen e kapaciteteve operacionale.
“Po shkojmë drejt fundit të mandatit tonë të parë qeverisës. Janë 319 projektligje të miratuara në këto vjet. Në këtë mandat, shëndetësia, veçanërisht mjekët kanë qenë në fokus. Kemi nevojë për shëndetësi që është në shërbim të qytetarit dhe mjekë që punojnë. Ndërsa, për Luginën nuk mjafton vetëm rritje e buxhetit, por po kujdesemi që profesione të ndryshme t’i përkrahim sipas nevojës, andaj po vazhdojmë mbështetjen për 30 specializantë që vinë nga vendet e rajonit. Ushtrinë tonë po e rrisim dhe po e forcojmë. Në ditën e rënies së heroit Zahir Pajazitit, do të japim në shfrytëzim të hapësirën në Batllavë për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë tonë”, tha Kurti./Njeshi/