30.2 C
Pec
E martë, 5 Korrik, 2022

“Kosova në një minutë”, imazhet mbresëlënëse që shfaqin zonat më të veçanta

Një video mbresëlënëse ka përthekuar në vetëm një minutë bukuritë e panumërta të Kosovës.

Kjo video e veçantë është realizuar nga videokreatori Fitim Sopjani i cili e ka titulluar “Kosova në një minutë”.

Sopjani këtë video e ka realizuar me një qëllim të vetëm. Promovimin e Kosovës jo vetëm në rajon por edhe në botë.

Me një shpejtësi po tërheqje të madhe, Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, Ura e gurit në Prizren, Brezovica, Ujëvara e Mirushes, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri, Autostrada “Arbën Xhaferi”, Shpella e Gadimes, Liqeni i Batllavës, Liqenati në Rugovë prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sapo përfundon kjo video të kaplon një dëshirë që të kesh krah e të vizitosh këto bukuri mbresëlënëse.

Imazhet mbresëlënëse, të zonave më të veçanta, sikur iu bëjnë thirrje turistëve për të soditur nga afër këto bukuri.

Projekti, është përkrahur nga Presidenca e Kosovës. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...