12.9 C
Pec
E diel, 14 Prill, 2024

Kosova nesër nis aventurën për rrethin e parë të parakualifikimeve për Botëror

Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të ballafaqohet nesër me Irlandën.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë, derisa nga lista e gjerë ka disa mungesa.

Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund. Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.

Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.

Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.

Raundi i parë parakualifikues i Kupës së Botës të Basketbollit FIBA ​​2027 do të luhet në tre dritare më 19-27 shkurt 2024, 18-26 nëntor 2024 dhe 17-25 shkurt 2025, nga një ndeshje në shtëpi dhe jashtë.

Të tre fituesit e grupeve së bashku me skuadrën e renditur më të mirë në vendin e dytë do të kalojnë në raundin e dytë parakualifikues të Kupës së Botës 2027 të FIBA-s, i cili do të luhet në verën e vitit 2025.

Kosova po stërvitet nga ora 11:00-12:30 dhe 18:00-19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...