Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot organizon disa aktivitete në nderim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA të 11 shtatorit 2001, me moton “Kosova nuk harron”.
Agjenda:
07:30 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjëve te obelisku 9/11, para Qeverisë së Kosovës
08:00 – Zjarrfikësit e Prishtinës i ndezin sinjalizimet e rotacionet për 5 minuta.
08:30 – Larja e platesë te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
09:00 – Vendosja e një flamuri të ri amerikan te shtatorja nga zjarrfikësit e Prishtinës
10:55 – Në të gjitha komunat e Kosovës, zjarrgjysëit do t’i ndezin sinjalizimet me qëllim të respektimit të viktimave 9/11
11:00 – Garda e Nderit e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëmshtizë flamurin amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton
11:05 – Vendosja e kurorës me lule dhe ndezja e qirinjve para emrave të viktimave të sulmit terrorist 9/11.
11:10 – Vizitë në ekspozitën me fotografi nga sulmi në SHBA e fotografi nga aktivitetet e Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, që lidhen me 9/11.
11:15 – Prononcim para gazetarëve/Njeshi/