9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

​Kosova pa manifestime zyrtare për 25-vjetorin e sulmeve të NATO-s, Krasniqi: Një tjetër veprim i gabuar i pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se 25-vjetori i intervenimit të NATO-s është moment historik për popullin tonë.

Krasniqi derisa ka folur për bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, ka kritikuar pushtetin se nuk ka organizuar asnjë manifestim qendror.

“Është për keqardhje që ky jubile kaq i rëndësishëm, që ka përcaktuar të ardhmen e shtetit dhe popullit tonë, e gjenë Kosovën pa një manifestim zyrtar institucional. Një tjetër veprim i gabuar i këtij pushteti, që shpërfaq mendësinë shpërfilëse dhe mosmirënjohëse ndaj aletatëve tanë të përhershëm”, ka theksuar ai.

Kreu i PDK-së, tutje ka shkruar se  25 vjetori i intervenimit të NATO-s, është një moment ky historik për popullin tonë.

“Nga 24 marsi i vitit 1999, për 78 ditë me radhë, bombardimet e NATO-s ndalën gjenocidin serb në Kosovë dhe i hapën rrugë fitores tonë përfundimtare, bashkë me burrat dhe gratë e UÇK-së, në realizimin e përpjekjeve të gjata të popullit tonë për liri dhe pavarësi.

Sot, derisa shikojmë përparimin që kemi bërë si vend, sfidat nëpër të cilat kemi kapërcyer dhe ëndrrat që kemi realizuar në ndërtimin e një shteti – ne rikujtojmë miqtë tanë të shtrenjtë që ishin aty për ne në orët tona më të errëta”, ka pohuar ai.

Tutje,  ai ka shkruar se “mirënjohja për forcat e NATO-së, të prira nga SHBA-të, është e përhershme dhe e paharruar”.

“Sot, Kosova qëndron si një testament i fuqisë së unitetit, guximit dhe qëndrueshmërisë së botës demokratike. Megjithatë, nga zemra, duke uruar që shumë shpejtë të jemi edhe ne pjesë e saj, për aleancën e NATO-s kemi vetëm një fjalë: Faleminderit”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...