12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Kosova para Francës e Italisë: Është në mesin e kombëtareve me më së shumti gola në Ligën e Kombeve

Komëbtarja e Kosovës është në mesin e kombëtareve që kanë shënuar më së shumti gola në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kombeve, pa përfshirë play-offin.

Në listën e përpiluar nga “Flashscore”, Kosova është e teta, para Francës e Italisë.

Gjithsej, duke marrë ndeshjet vetëm në fazën e grupeve nga Liga e Kombeve 2018/19 deri më 2024/25 – në katër edicione të këtij kompeticioni – Kosova ka 40 gola të shënuar.

Me play-offet e luajtura ndaj Maqedonisë së Veriut e Islandës, Kosova ka shënuar edhe gjashtë gola të tjerë.

Listës i prin Spanja me 51 gola të shënuar, derisa Holanda është e dyta me 49 gola.

Belgjika e Portugalia kanë nga 45 gola, ndërsa Gjermania ka 42 gola. Një më pak të shënuar e kanë Gjeorgjia e Norvegjia.

Franca i ka 38 gola e Italia 37 sosh.Kosova nga edicioni i radhës do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi e mposhti në play-off Islandës, 5-2 pas dy ndeshjeve./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...