9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Kosova për herë në takimin e liderëve të COP-it, të gjitha takimet që zhvilloi Osmani atje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë punimeve të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, ka zhvilluar një serë takimesh me personalitete të njohura.

Osmani është takuar me të Dërguarin e Posaçëm Presidencial të Shteteve të Bashkuara për çështje klimatike dhe ish-Sekretarin i Shtetit, John Kerry.

Teksa ka njoftuar për takimin, presidentja ka bërë të ditur se ish-sekretarin Kerry e ka informuar për zhvillimet më të fundit të sigurisë në Kosovë.

Ajo e ka theksuar rëndësinë e udhëheqjes amerikane për stabilitet të qëndrueshëm.

“Në COP28 takova sekretarin John Kerry dhe e informova për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovën duke theksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Presidentja e Kosovës është takuar edhe me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.

“Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe në rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën, dhe i gëzohemi punës së përbashkët për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në “X”.

Gjatë punimeve të konferencës, presidentja është takuar edhe me kryeministrin e Sao Tome, Patrice Trovoada, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Patëm një diskutim të mirë se si mund të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Kosova mbetet e përkushtuar për të punuar ngushtë me partnerë anembanë globit”, ka shkruar më tej ajo.

Po ashtu, Osmani është takuar edhe me homologun e saj të Indonezisë, Joko Widodo.

“Theksova potencialin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Indonezisë në dobi të popujve tanë paqedashës dhe se si mund të kontribuojmë së bashku në adresimin e sfidave të përbashkëta globale”, është shprehur ajo.

COP është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga OKB-ja, me fokus në ndryshimet klimatike.

Kjo është hera e parë, që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...