Kombëtarja e Kosovës, do të ndeshet sonte me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Fitorja e parë e dardanëve, muajin e kaluar ndaj Andorrës, i la matematikisht me shpresa pë kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.
Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Një cikël kualifikues ky që lë shumë për të dëshiruar, marrë parasysh faktin se grupi ishte jo dhe aq i vështirë dhe në të shumtën e ndeshjeve, Kosova ishte favorit në letër.
Pas Izraelit, Kosova udhëton në Basel për t’u përballur me Zvicrën më 18 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve. /Njeshi/