15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

Kosova përfiton 5 projekte për arsim dhe aftësim profesional nga RCF, vlera mbi 2 milionë euro

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) ka organizuar të mërkurën ceremoninë e shpërndarjes së granteve në kuadër të projekteve për arsim dhe aftësim profesional (AFP).

Aty u tha se me ndarjen e këtyre granteve ka për qëllim që të rris konkurrencën e qëndrueshme të bizneseve në WB6 në rrugën drejt tregut të vetëm të BE-së përmes financimit të ofruesve të AFP-së që adresojnë nevojat për aftësi në bashkëpunim me kompanitë. RCF së fundi shpalli konsorciumin fitues të Thirrjes së Tretë, duke ofruar grante për arsimin profesional bashkëpunues dhe trajnime të zhvilluara në bashkëpunim ndërmjet ofruesve të AFP-së dhe kompanive nga WB6.

Ne raundin e tretë ishin gjithsej 155 aplikime nga WB6. Nga ky numër 18 aplikime te konsorciumeve të instituteve të trajnimit profesional dhe ndërmarrjeve u pranuan nga Kosova.

Nga ky raund kanë përfituar pesë projekte në Kosovë, konsorciumet përfituese janë 2 shkolla private të AFP-së, 1 qendër trajnimi profesional, 2 universitete private dhe 15 ndërmarrje, të cilat do të  financohen me mbi 2.2 milionë euro.

Renato Vasili, Kordinator Rajonal i RCF, tha se nga këto projekte do të përfitojnë mbi 2 mijë studentë, të cilët do të marrin pjesë në 20 programe të trajnimit bashkëpunues. Sipas tij, gjithë programet janë në përputhje me parimet e tranzicionit të gjelbër, barazisë gjinore dhe digjitalizimit.

Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Odën Ekonomike e Kosovës, Besim Mustafa, ka thënë se zhvillimi i fuqisë punëtore është shtylle kryesore e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe zhvillimit të një prosperiteti ekonomik në vend.

“Ne jemi mbledhur këtu jo vetëm për të festuar por edhe për të konfirmuar angazhimin tonë për të zhvilluar një fuqi punëtore të aftë që është shtyllë kryesore e zhvillimit të ndërmarrjeve dhe zhvillimit të një prosperiteti ekonomik. Fuqia punëtore po merr cilësi dhe aftësi shtesë përmes këtij projekti”, ka thënë ai.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi, ka thënë se  Kosova ka bërë hapa konkret në promovimin e arsimit profesional dhe përgatitje  e nxënësve dhe studentëve për tregun e punës.

“Kjo ngjarje është intabulim i përkushtimit tonë ndaj zhvillimit të arsimit dhe fuqisë punëtore në vendin tonë. Ky bashkëpunim është i vazhdueshme dhe është i domosdoshëm për të zhvilluar këtë sektor kaq të rëndësishëm. Kosova si një vend në zhvillim ka bërë hapa konkret në promovimin e arsimit profesional dhe përgatitje  nxënësve dhe studentëve për tregun e punës. Duke qenë politikë e Qeverisë sonë, kemi arritur që të kemi 12 profile të arsimit dual në 21 shkolla profesionale në 14 komuna. Dhe ky zgjerim do të vazhdoj edhe me tutje”, ka thënë ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se investimi në trajnim  dhe zhvillimi nuk është vetëm kërkesë por edhe nevojë, sipas tij, për këtë janë të kënaqur të mbështesin Kosovën në një kohë afatgjate.

“Besoj se kemi ardhur këtu që të festojmë me fituesit dhe t’i shqyrtojmë sfidat që po bëhen përherë e më të qarta dhe se kjo fuqi punëtore e avancuar mund të ballafaqohet me sfida. Te investojmë me trajnim dhe zhvillimi nuk është vetëm kërkesë por edhe nevojë, andaj jemi të kënaqur të mbështesim Kosovën më afat të gjatë.  Fondi Rajonal i Sfidave trajton punësueshmërinë, avokimi duhet të vihet në përputhje me nevojat e kompanive. Interesimi i madh edhe nevoja për financime është bërë e dukshme në procesin e aplikimeve”, ka thënë ai.

Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës, ka thënë se një sistem i mire i trajnimit është shumë me rendësi që i përgatit jo vetëm njerëzim me shkathtësi për tu përballur me tregun por që promovon edhe novacionin dhe ndërmarrësin.

“Kur kam ardhur në Kosovë vitin e kaluar e kam vërejtur se papunësia e madhe sidomos e rinisë është sfidë. Dhe kam parë se një ekonomi që zhvillohet në mënyrë rapide kur i trajnojnë këto është kyçe për rritjen e qëndrueshme dhe prosperitet. Një sistem i mirë i trajnimeve është shumë me rendësi që i përgatit jo vetëm njerëzimin me shkathtësi për tu përballur me tregun por promovon edhe inovacionin dhe ndërmarrësin”, ka thënë ai.

Ne total nga tri raunde të aplikimeve, RCF-ja gjithsej ka shpërblyer 16 projekte në Kosovë, përfshirë 16 institute të trajnimit profesional dhe 57 ndërmarrje partnere, duke ndarë rreth 8.12 milionë euro/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...