11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Kosova pesë vjet më parë u bë me ushtri

14 dhjetori i vitit 2018, shënon një nga datat më të rëndësishme të historisë të shtetit të Kosovës.

Pesë vjet më parë, Kosova u bë me ushtri.

Vendimin madhor e morën deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me 106 vota pro dhe një abstenim, votuan tri ligjet që ndryshuan mandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, por pa iu ndryshuar emri.

Ligjet që u miratuan: Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Në seancën për ushtrinë, nuk kishin marrë pjesë deputetët serbë, të cilët e kishin kundërshtuar transformimin.

Ky vendim i të zgjedhurve të popullit u cilësua si vendim historik, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.\Njeshi\

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...