7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

Kosova pjesë e festivalit Berlinale

Prej 400 filmave që marrin pjesë në garat e ndryshme të një ndër tre festivaleve më të rëndësishëm të filmit në botë, 191 filma janë bërë nga regjisore gra. Kosova e cila merr pjesë për herë të parë zyrtarisht në Berlinale, me një film me metrazh të shkurtër në “Berlinale Shorts” përfaqësohet me Samir Karahodan.

Filmi i tij 14-minutësh “Në mes” është realizuar nga një ekip thuajse tërësisht mashkullor (vetëm një femër) dhe trajton një temë krejtësisht mashkullore, por tepër karakteristike për Kosovën: Solidarizimin ndër vëllazëror për ndërtimin e shtëpive të njëjta me ndihmën e të mërguarve.

Premiera botërore e tij do të jetë më 12 shkurt në Berlin, por më 8 shkurt do të shfaqet për  media dhe publikun,transmeton Klan Kosova.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...