Kandidati për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj ka treguar se çfarë i kanë thënë amerikanët gjatë qëndrimit të tij në Uashington.
Në Rubikon, kreu i AAK-së tha se zyrtarë të lartë amerikanë u shprehën të shqetësuar me situatën politike në Kosovë.
“Kosova nuk është në linjë me Amerikën dhe këtë e thonë jo vetëm në një adresë, por të gjitha. Shprehën shqetësim për pozitën e Kosovës në vazhdimësi. Gjithçka varet nga 9 shkurti, çfarë qeverie do ketë Kosova, për me u kthy Kosova në politikat amerikane. Jemi në një situatë të keqe dhe të rrezikshme pasi administrata e Trumpit ka një qasje tjetër, jo toleruese dhe nuk presin. As nuk tolerojnë, por do të veprojnë kundër secilit që nuk është në linjë me Amerikën”.
“Nuk jam Amerika, por me kujdes them që shqetësimi i tyre është më i madh sidomos për kryetarin e qeverisë deri tek dyshimi që kjo agjendë është kundër Kosovës. Ata thonë se Kosova nuk është mirë me Amerikën. Kushdo që vjen nga opozita me udhëheq qeverinë nuk them se e ka të lehtë me udhëheq dinamikën tani sepse këto katër vite kanë lënë pasoja në marrëdhëniet e ndërsjella”, u shpreh Haradinaj në emisionin Rubikon./Njeshi/