Përfaqësuesja e Kosovës, ka shënuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s.
Në përditësimin e fundit të bërë sot, Kosova tani gjendet në vendin e 106.
“Dardanët” kanë shënuar ngritje për një pozitë, duke e kaluar Qipron, kundërshtarin që e mposhtën në këtë muaj.

Kosova arriti dy fitore dhe dy humbje gjatë këtij muaji. “Dardanët” triumfuan ndaj Qipros dhe Irlandës Veriore, kurse u mposhtën dy herë nga Greqia. /Njeshi/