12 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Kosova shënon përmirësim në raportin e Freedom House, reagojnë Kurti e Osmani

Një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare “Freedom House” ka bërë publik raportin për Kosovën në të cilin konstatohet se ka një përmirësim prej 4 pikësh krahasuar me raportin e vitit paraprak.

Siç tregohet në faqen zyrtare të “Freedom House”, Kosova tashmë ka shkuar në kuotën e 60 pikëve nga 100 sa janë, derisa në raportin e publikuar në vitin 2022 kishte qenë në kuotën e 56 pikëve.

Me këtë përformancë dhe nivel të lirisë, Kosova konsiderohet si vend pjesërisht i lirë, përfshirë të drejtat politike dhe ato civile.

Ndërkohë nga vendet e rajonit, Serbia ka shënuar regres me -2 pikë dhe Bosnja e Hercegovinë me -1 pikë. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë mbetur në pozitën e njëjtë, derisa Maqedonia e Veriut ka shënuar një përmirësim me +1 pikë.

Megjithatë për Kosovën ende s’është publikuar raporti në mënyrë të detajuar në të cilin specifikohen vlerësimet pozitive dhe negative për secilën fushë.

Për këtë raport kanë reaguar sot edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, duke thënë se Kosova është e para për përmirësim në rajon dhe e treta në nivel bote pas Kolumbisë dhe Sllovenisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...