16.1 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

Kosova sonte luan ndaj Andorës, fitorja e domosdoshme për kualifikim në Euro 2024

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, zhvilloi dje stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Andorës.

Kosova luan sot ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45. Ndeshja është e vlefshme për kualifikim në Europian, i cili do të mbahet më 2024 në Gjermani.

Në një konferencë për medie, një ditë para përballjes, përzgjedhësi Alain Giresse tha se ekipi do të tentojë fitore ndaj Andorës, për të cilën tha se nuk duhet nënçmuar si skuadër.

Edhe kapiteni Vedat Muriçi ka thënë se pas rezultatit pozitiv ndaj Izraelit, fitorja ndaj Andorës është e domosdoshme nëse Kosova dëshiron kualifikimin në Euro 2024. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...