18.8 C
Pec
E diel, 13 Tetor, 2024

Kosova strehon gazetarin e ri ukrainas

Gazetari ukrainas, Kostyantyn Grygorenko, së bashku me bashkëshorten, Svitlana Grygorenko, i bashkohen programit “Journalists in Residence – Kosovo”.

“Grygorenko, të dielën në mbrëmje është mirëpritur në aeroportin e Prishtinës, nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Adem Sylejmani – Koordinator i terrenit, Leonita Morina – Asistente e projekteve, si dhe përfaqësues të MPB-së, Bernardeta Palucaj Lekaj dhe Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, që nga prilli 2022, e zbaton programin që u mundëson gazetarëve ukrainas që kanë ikur nga lufta, të vazhdojnë punën e tyre si gazetarë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

JiR – Kosovo, program i iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, implementohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, dhe mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...