Kombëtarja e Kosovës në basketboll do t’i ketë dy sfida të rëndësishme në muajin nëntor.
Të parën, Dardanët do ta kenë pikërisht sonte, kur do të përballen me Zvicrën.
Dardan Berisha me shokë do të mundohen të nxjerrin rezultat të favorshëm në ndeshjen që do të luhet në Bern.
Ky takim do të jetë i vlefshëm për parakualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2027, prej të cilave Kosova synon të dalë sa më mirë.
Por, Verdhekaltrit i pret një punë e vështirë sonte pasi do të kenë punë me ekipin “Helvetik”, i cili i ka dy fitore nga po aq takime.
Kurse, Kosova e ka një fitore e një barazim, njëjtë si Azerbajxhani, kurse Irlanda i ka dy humbje.
E ndeshjen tjetër të grupit Kosova do ta luajë më 24 nëntor, më saktësisht këtë të diel.
Edhe këtë radhë, Dardanët do të luajnë në udhëtim, ndërsa do ta vizitojnë Irlandën në Dublin.
Këto mund të jenë ndeshje përcaktuese për Kosovën, edhe pse në vitin që vjen do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në këtë fazë.
Federata e Basketbollit iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që t’i mbështesin në tribuna lojtarët e Kosovës në këto dy udhëtime.
Ekipi është grumbulluar të martën e kaluar dhe ka ushtruar në Prishtinë, derisa tash është i gatshëm për dy sfidat e nëntorit.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës do të luhet sonte dhe do të fillojë në orën 19:30. /Njeshi/