16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO)

Kosova nuk ka marrë ndonjë arritje të madhe shtetërore të unifikuar, por një rekord ndërkombëtar duket se e ka arritur, bashkimin në dështim.

Vendi i cili është shpallur shtet që 17 vjet e 4 muaj, është bërë i pari në botën moderne që, edhe pas 36 tentimeve radhazi për konstituimin e Kuvendit, ka dështuar ta zgjedhë kryetarin.

Që nga 15 prilli e deri më sot më 23 qershor, qytetarët e Kosovës po jetojnë në një lloj “Deje Vu” institucional  ku çdo seancë e Kuvendit është një rishfaqje e të njëjtit film pa fund, përpjekje për formim të institucioneve, pa rezultat.

Asnjë ndryshim vetëm datat ndërrohen ndërsa qytetarët presin qeveri, politikanët po garojnë kush hyn e del më qetë nga salla.

Deputetët vazhdojnë të marrin pagë mujore prej mbi 1 850 eurosh, edhe nëse seanca zgjat më pak se kafeja që pinë pas saj, 2 deri në 6 minuta.

Seanca pas seance, dështim pas dështimi  dhe asnjë zgjidhje në horizont.

Asnjë nga partitë kryesore nuk po lëviz nga pozicionet, Vetëvendosja s’e ka shumicën, opozita s’pranon asgjë.

Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosje për kryetare Kuvendi, ka marrë 57 vota çdo herë njësoj  për 36 herë rresht.

Për vetëm 2 muaj e gjysmë, partitë  arritën t’ia japin Kosovës këtë titull e njohje botërore.

Por, sic duket SHBA rekordin për bllokada shtetërore e ka thyer një shekull më përpara se Kosova, pra në vitin 1855.

Në atë kohe zgjidhja e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA kërkoi 133 raunde votimi, të zhvilluara brenda një seance të vetme që zgjati disa javë.

Por, ndryshe nga shteti aleat nga kjo situatë Kosova se ka në mend të dalë.

Zhgënjimi u thellua te populli, ku si gjithmonë, krizën e kthejnë në sarkazëm  dhe politikanët, në objekt të përqeshjeve të përditshme.”

Dikush në rrjetet sociale ironizoi me bllokadën politike në Kosovë, duke e vënë në kontrast me zhvillimet madhore në arenën ndërkombëtare. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...