24.2 C
Pec
E shtunë, 19 Qershor, 2021

Kosova U21 nis kualifikimet me fitore

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll i ka nisur me fitore eliminatoret për “Euro 2023”. Shpresat e Kosovës të martën mbrëma në Prishtinë e mposhtën Andorrën inferiore me shifrat 2:0.

Paraqitja e Kosovës është vlerësuar e zbehtë, por me rëndësi janë pikët. Kosova golat i shënoi pas minutës së 80-të. Rezervistët Dion Berisha dhe Mark Marleku shënuan golat e fitores. Andorra kishte pësuar edhe nga Shqipëria më 4 qershor, me shifrat 3:0. Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 7 shtator ndaj Anglisë në udhëtim.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...