Sot, në regjionin e Mitrovicës është arrestuar një grua, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”.
Merret vesh se gruaja e arrestuar është me inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb.
Bëhet e ditur se e dyshuara për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, dhe se dyshohet se i ka shërbyer shërbimeve të inteligjencës serbe (BIA).
“Zyrtarë të OSBE-së po bëjnë presion që e dyshuara për spiunim të lirohet menjëherë”, ka thënë i njëjti burim për KP.
Detaje për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai ka deklaruar se e arrestuara dyshohet për një aktivitet kriminal.
“Pak më parë kemi marr një informacion se një person i gjinisë femërore është arrestuar në pikën kufitare, për shkak që ka qenë e dyshimtë, për një aktivitet kriminal, edhe e njëjta do të përcillet për procedurë të mëtutjeshme nga Prokuroria Speciale”, ka thënë ai.