20.8 C
Pec
E shtunë, 25 Maj, 2024

Kosovari i arrestuar nuk ishte në Kosovë gjatë luftës, Serbia pretendon se ka një dëshmitar kundër tij

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik Durakut në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi në Batrovci.

Në lidhje me këtë një familjar i tij për Klan Kosova ka thënë se Serbia po pretendon se kanë një dëshmitar që do të dëshmojë kundër tij.

Megjithatë, sipas familjarit, Sadiku Duraku nuk ka qenë në Kosovë gjatë kohës së luftës të fundit.

Duraku është arrestuar nën pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe gjatë viteve 1999.

Ministria e Jashtme konfirmon po ashtu raportimet e klankosova.tv, se Duraku ka dalë sot para gjykatës në Beograd, ndërsa dhe të njëjtit tashmë i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Ndryshe, ai u ndalua nga autoritetet serbe ndërsa ishte duke u kthyer në Republikën e Kosovës me veturën e tij personale.

:lidhur me këtë rast, ambasadori i Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka informuar vendet e QUINT-it të akredituara në Serbi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...