Një delegacion nga Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENCA), do të qëndroje në Kosovë për tri ditë me qëllim të vlerësimit të punës se Agjencisë së Akreditimit të Kosovës dhe Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë e Akreditimit, Gazmend Luboteni, tha për Radio Kosovën se delegacioni, pas vlerësimeve, pritet të ja mundësojë Kosovës qëndrimin në ketë organizatë. Kosova nuk është përjashtuar nga Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENCA), por është renditur me ulët dhe deri me tani është nën vëzhgim, tha Luboteni.
“ Pas përfundimit të vizitës tri ditore, ku vizita do të fillojë me datë 18 mars dhe do të vazhdoj deri me 20 mars. Delegacioni i ENKA-s do të bëjnë një raport dhe bazuar në gjetjet dhe në raportin që ata do ta dorëzojnë dhe raportin e vetëvlerësimit me shkrim që e kemi dërguar ne. Pastaj delegacioni do të marrë vendim për vazhdimin e anëtarësisë se Agjencisë në Rrjeti Evropian për Sigurimin e Cilësisë (ENCA).
Ai theksoi se nëse vlerësimi do të jetë pozitiv, do ti ndihmojë Agjencisë se Akreditimit për ri-anëtarësim në Regjistrin Evropian për Sigurim të Cilësisë (EQAR).
“Kjo vizite dhe ky vlerësim do të jete shumë e rëndësishme edhe ri-anëtarësimin e Agjencisë së Akreditimit në Regjistrin Evropian për Sigurim të Cilësisë (EQAR. Për shkak se këto dy institucione janë të lidhura dhe ne fakt tash e dini që Kosova është e përjashtuar nga (EQAR), nuk kërkon raport të veçantë të vetëvlerësimit, dhe nuk i dërgon ekspertet në vend të vlerësimit siç e bën (ENCA. Por në bazë të informatave që ka dhe zhvillimeve të fundit do të marrin vendim për rikthimin e anëtarësimit të Kosovës në ketë agjenci të rëndësishme”
Agjencia e Kosovës për Akreditim një vit me parë është përjashtuar nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Kjo erdhi pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi me kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë si dhe shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim.
]]>