13.3 C
Pec
E hënë, 21 Prill, 2025

Kosovës 1 mjek i kushton 100 mijë euro, 130 prej tyre kanë kërkuar vërtetim për të ikur nga vendi

A e dini se për ta përgatitur një mjek, buxhetit të Kosovës i kushton hiç më pak se 100 mijë euro? Nga dita e parë e studimeve deri në diplomim, kaq para shpenzohen për paga të profesorëve, material laboratorik, infrastrukturë e shpenzime tjera të domosdoshme për një studentë që do ta marrë titullin doktor.

Pakkush e ka llogaritur këtë. Por, 130 kuadro të tilla profesionistësh për të cilat shpenzohen para të majme vetëm për një vit kanë ikur nga Kosova.

Mirëpo, pas të gjitha këtyre shpenzimeve, institucionet e Kosovës nuk po arrijnë ti mbajnë kuadrot brenda vendit.

Në bazë të Ligjit të Punës, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt të këtij viti, koeficienti i pagave të mjekëve është rritur.

Mjekët specialist ku përfshihen: ekspert i mjekësisë ligjore dhe pozita  të ngjashme në shëndetësi, në institucionet shëndetësore dhe  institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës, do të paguhen me koeficientin 5.00 = 1195 euro. Mjek specialist të mjekësisë familjare do të paguhen me koeficientin 4.50 =1075.5 euro.

Ndërsa mjeket në specializim, në institucionet shëndetësore dhe institucione të tjera ku ushtrohet profesioni përkatës do të paguhen 3.65 = 872.35.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...