15.7 C
Pec
E hënë, 15 Prill, 2024

Kosovës iu hap rruga për tu bërë pjesë KiE, Kurti shkruan në “X”, tregon hapin tjetër

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm, duke treguar se opinionin e sotëm do ta hedh në votim Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...