4.7 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

KPM sqaron opinion publik në lidhje me të drejtat e transmetimit të Premier Leauge në Kosovë

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka njoftuar se në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me të drejtat e operatoreve vendor për të transmetuar Primer League në territorin e Republike së Kosovës.

KPM, përmes një komunikate ka sqaruar se “bazuar në marrëveshjet/autorizimet dhe konfirmimet e deponuara në KPM nga palët e interesit (Primer League, DigitAlb dhe Arena) të drejtat për ritransmetimin ngjarjeve sportive të Primer Leagus për territorin e Republikës së Kosovës i kanë siguruar kompania DIGITALB në gjuhën shqipe dhe ARENA në gjuhën serbe”.

“Kompania DIGITALB dhe ARENA për të vepruar në territorin e Republikës së Kosovës, kanë hy në marrëveshje kontraktuale me operatoret e shpërndarjes të licencuar në KPM, ashtu siç përcaktohet me Rregulloren për Shpërndarjen e Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale KPM-2020/01”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se “KPM me datën 27 shtator 2023, ka kërkuar sqarime te detajuara nga Premier League në lidhje më të drejtat e Arena dhe Digitalb për transmetimin e Premier Leagues për territorin e Republikës së Kosovës”.

“Premier League me datën 19 tetor 2023, i është përgjigjur kërkesës së KPM-së, duke sqaruar së të drejtat e ritransmetimit për ngjarët sportive të Ligës Angleze, për territorin e Republikës së Kosovës, për gjuhen shqipe i janë dhënë kompanisë DigitAlb ndërsa për gjuhen serbe kompanisë Arena. Gjithashtu Premier League ka sqaruar se Arena dhe Digitalb kanë të drejte të hyjnë në marrëveshje me operatoret e tretë për të siguruar ritransmetimin e Premier Leagues në territorin e Republikës së Kosovës”.

“KPM, së fundmi, është njoftuar së Premier League me letrën e datës 12 mars 2024 të përcjell në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sqaron se nuk e ka autorizuar Arenën për t’i lejuar operatorit Artmotion transmetimin e ngjarjeve sportive të Premier League, që paraqet një të dhënë të re për KPM-në. Prandaj, KPM, njofton opinionin publik se sqarimet e dhëna nga Premier League në letrën e datës 12 mars 2024, paraqesin informata deri më tani të panjohura për KPM-në dhe se së shpejti do të ndërmerr hapat e duhur në lidhje me këtë çështje”, thuhet në sqarimin e Komisionit të Pavarur të Mediave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...