15.4 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

KQZ emëroi rreth 220 anëtarë të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e mbajtur të martën, ka marrë vendim për emërimin e 216 anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Këta do të përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani, bëri të ditur se të gjithë anëtarët kanë kaluar procedurat ligjore për këtë proces.

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ-të administrojnë zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen ekskluzive dhe udhëzimet e KQZ-së, duke garantuar ligjshmëri, legjitimitet dhe efikasitet të procesit zgjedhor./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...