13.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

KQZ: Është tejkaluar problemi me webfaqen, mund të iu referoheni të dhënave aty

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me ëebfaqen e KQZ-së.

Ai shtoi se të dhënat po shfaqen pa pengesa dhe se mund të iu referoheni atyre.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.”

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...